Marrëveshja për një emër eventual për përdorim ndërkombëtar me siguri do të thotë që ai të përdoret edh në pasaportat dhe dokumentet e tjera të ngjashme.
Këtë e deklaroi ndërmjetësuesi në kontestin për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic, në një intervistë për emisionin 360 Gradë.
!Mendoj se pasaportat janë dokumente ndërkombëtare, ende nuk u jemi përkushtuar të gjitha çështjeve, por do të thosha se pasaportat janë dokumente ndërkombëtare. Nëse ka marrëveshje për modifikimin e emrit do të jetë e zbatueshëm për dokumentet si pasaportat” – deklaroi ndërmjetësi Metju Nimic.
Por, kjo është ndoshta e vetmja përgjigje konkrete e Nimicit, i cili ishte shumë i përmbajtur pas pothuajse të gjitha detajeve rreth negociatave, duke përfshirë edhe pyetjen nëse palës greke më shumë i përshtatet zgjidhja me ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë.
“E hapën këtë çështje, edhe publikisht e dëgjova prej tyre. Nëse kjo është ligjërisht e domosdoshme për zbatimin e detyrimeve që mund të merren përsipër… Pasi ende nuk ka një marrëveshje, nuk e dimë se çfarë ka në marrëveshje. Por ky është pozicioni” – sqaroi ai.
Nimic ka përshtypjen se ekziston ende shqetësim te të dyja palët, nëse tjetra do t’i përmbushë detyrimet e një marrëveshje eventuale. Prandaj kërkoi që të kapërcehet historia e mosbesimit ndërmjet vendeve. Gjatë vizitës në Shkup, Nimic tha se nuk kishte dëgjuar asgjë nga pala greke që do të thotë mohim i identitetit.
Ndaj deklaratave të tij ka reaguar ministri i Jashtëm grek Nikos Kocijas. Ai në ueb faqen e Ministrisë së Jashtme greke shkruan se Nimic nuk ka autoritet për të folur cila është politika e Athinës, aq më pak për ta përshkruar atë në mënyrë jokorrekte./Tetovasot/
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...