Smoothie – lëngjet qullëta (të dendura) nga pemët dhe perimet, tani kanë arritur popullaritet të madh dhe mund të gjenden në restorante fast-food, kafene madje edhe në dyqane.
Ngjyrat e tyre të llojllojshme dhe shijet e mira shumë shpesh na tërheqin dhe i konsiderojmë që mund t’i hamë sa të dëshirojmë. E pra, a është vërtet kështu?
Smoothiet më së shpeshti bëhen me përbërës të shëndetshëm si p.sh. nga qumështi i sojës, pemët e freskëta apo të ngrira, nga qumështi me përpjesëtim të ulët të yndyrës së qumështit apo nga jogurti.
Shtesat si p.sh. shurupet e ëmbëltuara dhe çokollatat shtojnë vlerat kalorike.
Pikërisht ato shtesa të ndryshme mund ta shtojnë vlerën kalorike edhe deri në 600 kcal, duke çuar deri në atë që të konsumojmë thartira tepër të ngopura yndyrore dhe karbohidrate dhe të gjitha ato në vetëm në një racion të vogël, transmeton Telegrafi.
Kombinoni me kujdes shijet
Nëse keni dëshirë për smoothie të shëndetshme, më së miri është t’i përmbaheni thjeshtësisë. Smothie mund të shërbejë si mesracion i shkëlqyeshëm, ndërkaq në periudhat e dietave të reduktuara edhe si zëvendësim i darkës.
Më të efektshëm te humbja e peshës janë smoothiet me pjesëmarrje më të madhe të pemëve të cilat do të na mbajnë më gjatë të ngopur.
Sportistëve u rekomandohet që artikujt përmbajnë më shumë amidon (bananet) dhe sheqeri (fiqtë e thatë). Baza e smoothies mund të jenë pemët, perimet, produktet e qumështit, pijet bimore dhe uji.
Është me rëndësi të mësohemi t’i kombinojmë drejt artikujt për të mos bërë pije me kalori të larta, nëse fokusi është në rregullimin e peshës apo së paku në rregullimin e problemeve të metabolizmit, të cilat në afat të gjatë do të shkaktojnë kundërefekt.
Ayurveda këshillon që te njerëzit të cilët kanë probleme me metabolizmin në bërjen e smoothieve duhet të kenë kujdes në zgjedhjen dhe kombinimin e pemëve dhe perimeve në mënyrë që të mos marrin zbërthim joadekuat, dhe kështu edhe efekt negativ në sistemin e metabolizmit.
Erëzat të cilat mund t’i shtoni janë të pakufishme, nga xhenxhefili, shafrani, menta, borziloku, kanella, koriandra… Megjithatë, erëzat do t’i kombinojmë varësisht nga përbërësit në bazën e smoothies.
Pemët dhe perimet nuk shkojnë me qumështin e lopës dhe me qumështin e dhisë dhe me ajkën
Parimet themelore vlejnë për të gjithë: qumësht i lopës dhe qumështi i dhisë dhe ajka kurrë nuk kombinohen me pemë dhe perime, ndërkaq si zëvendësim të atij lloji të lëngut të qullët përdoren pijet bimore të cilat ndryshe i quajmë edhe qumësht bimor si p.sh. qumështi i orizit, i tërshërës, i bademeve apo i sojës.
Njëra ndër mënyrat më të sigurta që të dini sa përmban kalori smoothie është që ta përgatitni në shtëpi, nga artikujt që ju i njihni. /Telegrafi/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...