Franca ka shtuar masat e sigurisë në Calais pas një përleshje të dhunshme ku mbetën të vrarë katër emigrantë dhe 18 të tjerë të plagosur.
Siguria e përforcuar do të patrullojë një disa pjesë të qytetit, transmeton portali arbresh.info
Rreth 800 emigrantë ende e quajnë atë shtëpi, edhe pse para 18 muajsh autoritetet shkatërruan kampin famëkeq të njohur si “jungle”.
Dhuna e të enjtës ka rritur tensionet në Calais, ku emigrantët arritën në prag të një marrëveshjeje të arritur muajin e kaluar mes Britanisë së Madhe dhe Francës për të përshpejtuar proceset e azilit.
Sipas grupeve humanitare, kontrabanda vazhdon të funksionojë në Calais, ku emigrantëve u kërkohet rreth 3 mijë euro që të kalojnë përmes kanalit anglez.
Autoritetet franceze janë zotuar që të mos lejojnë zhvillimin e një tjetër kampi, kur rreth 7 mijë emigrantë, përfshirë 1,200 fëmijë, jetonin nën tenda.
Që nga viti 2015, kur kriza e emigrantëve arriti kulmin, liderët europianë janë përpjekur që të kufizojnë numrin e emigrantëve që duan të hyjnë ilegalisht në vendet e BE-së./arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...