Siria hedh poshtë akuzat e Uashingtonit për sulme kimike

22:50 | 3 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Ministra e Jashtme e Sirisë ka hedhur poshtë si “të pavlefshme” akuzat e Uashingtonit se qeveria e Presidentit Bashar al-Assad po prodhon dhe po përdor “lloje të tjera armësh “ kimike.

Ministria në një deklaratë i ka quajtur deklaratat e Uashingtonit “gënjeshtra”, transmeton portali arbresh.info

Siria gjithashtu thotë se raportet nga mediat Perëndimore kanë për qëlllim të “krijojnë dëshpërim” në mënyrë që të sulmojnë Sirinë.

Presidenti Donald Trump nuk ka përjashtuar veprime ushtarake shtesë për të penguar sulmet apo për të ndëshkuar Asadin, thanë zyrtarët e administratës këtë javë, ndonëse nuk sugjeronin se ndonjë veprim ishte i afërt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme