Google ADS

Prishtina pushton Minatorin e stërmbushur, mposht Trepçën në derbin e vjetër

21:11 | 3 Shkurt 2018
Arbresh.info

Prishtina ka fituar derbin e vjetër të basketbollin kosovar pasi ka mposhtur Trepçën në palestrën “Minatori” me rezultat 69-61.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka arritur të fitojë një ndeshje shumë të vështirë në palestrën e stërmbushur të Minatorit nga tifozëria “Torcida”, të cilët krijuan atmosferë impozante.

Çereku i parë i takimit i takoi bindshëm Prishtinës, të cilët e fituan me rezultat 19-9, ndërsa edhe çereku i dytë iu takoi bardhekaltërve që shkuan në pushim me rezultat 36-20.

Në pjesën e dytë apo më saktë në çerekun e tretë, Trepça pati ngritje të lojës duke fituar me rezultat 26-17 dhe duku afruar rezultat e përgjithshëm në 53-46.

Çereku i fundit i ndeshjes ishte i zjarrtë me skuadrën nga Minatori që arriti në nj moment ta afrojë në vetëm tre pikë rezultatin 57-60, por që Prishtina arriti të ruaj epërsinë deri në fund.

Kështu, pas katër çerekëve lojë, Prishtina arriti të fitojë në fund me rezultat përfundimtar 69-61.

Lojtari më i dalluar te Prishtina ishte Fisnik Rugova me 19 pikë e 17 kërcime, i ndihmuar nga Edmond Azemi me 25 pikë 6 kërcime, ndërsa te Trepça u dallua Samir Zekiqi me 22 pikë e 7 kërcime. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme