Devi Kasmi i vuri pistoletën në kokë vrasësit me pagesë Ethimoi Eftimiu.
Ngjarja ndodhi 3 ditë para vrasjes jashtë palestrës së viktimës.
Ethimoi Eftimiu nuk njihej me viktimën Devi Kasmi. Ai ishte kontraktuar nga grupi kriminal për ta vrarë atë. Për këtë ai erdhi në dhjetor në shqipëri ku ka studiuar zonën dhe pikat më të frekuentuara të Devi Kasmit. Ai e ndoqi një kohë të gjatë viktimën për të mësuar rutinën e tij ët përditshme.
3 ditë para ekzekutimit të kasmit ish ushtaraku grek Eftimiu është parë të bënte lëvizje të shpeshta pranë palestrës së Kasmit. Kasmi i kushtonte shumë rëndësi sigurisë së tij, ndaj në gjithë rrugicën ku ndodhej palestra kishte instaluar kamera sigurie pamjet e të cilave i monitoronte në një dhomë të veçantë. Kështu pasi konstatoi levizjet e dyshimta të një njeriu me mjekër, Devi Kasmi doli jashtë palestrës, e kapi atë nga pas, duke i vënë pistoletën në qafë.
Ky i fundit, i përgatitur për gjithçka, nuk reagoi. Vetëm përsëriti disa herë në anglisht “no problem”. Pasi e kontrolloi për armë dhe nuk konstatoi gjë, Kasmi e la të lire dhe u largua. Vetëm pak minuta pas kësaj përballje, për arsye që ende nuk dihen, greku ishte kthyer sërisht në këtë zonë. Kjo ka shtuar më tepër dyshimet e Kasmit dhe nga kamerat e sigurisë i ka bërë një foto njeriut që për të u bë tepër i dyshimtë.
Kjo foto si edhe dëshmia e Mario Meshinit, dëshmitarit okular në vrasje ndihmoi në identifikimin e ekzekutorit të vrasjes së Devi Kasmit. /Gazeta Shqiptare/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...