Reshjet e shiut, paralajmërohen vërshime në vend

16:11 | 3 Shkurt 2018
Arbresh.info

Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ka njoftuar se që nga oret e hershme të mëngjesit në vendin tonë kanë filluar reshje të dendura te shiut, fillimisht në pjesën perëndimore të Kosovës duke shkaktuar formimin e shpejtë të rrëkeve në atë zonë dhe shkaktimin e vërshimeve të shpejta.

Ky institut njofton se pritet intensifikim i reshjeve fillimisht në këtë zonë e pastaj edhe në viset tjera të Kosovës.

Sipas njoftimit intensiteti i reshjeve në disa zona do të jetë rreth 25-40 mm/3h, ku si pasojë pritet edhe ngritje e niveleve nëpër rrjedhat lumore dhe dalje nga shtretërit e tyre në disa segmente lumore si dhe dëme të mundshme.

“Piku i niveleve më të lartë nëpër lumenj pritet të arrin sot nga ora 18 të cilët do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, kur edhe pritet që intensiteti i reshjeve të ulet deri në ndërprerje. Po ashtu në zonat e ndjeshme pritet të ketë edhe rrëshqitje te dheut”.

Gjithashtu instituti ka njoftuar edhe me nivelet aktuale në lumenjtë kryesorë të vendit.

“Drini Bardhe ne Gjonaj – niveli ne ora 12.00 arrin ne : 321 cm, Bistrica Pejes ne Gryke – niveli ne ora 12.00 arrin ne: 135 cm, Lepenci ne Hanin e Elezit- niveli ne ora 12.00 arrin ne: 162 cm, Drini i Bardhe ne Kepuz – niveli ne ora 12.00 arrin ne : 213 cm, Sitnica ne Nedakoc – niveli ne ora 12.00 arrin ne : 169 cm, Ibri ne Leposaviq- niveli ne ora 12.00 arrin ne : 180 cm, Morava Binçes ne Konçul – niveli ne ora 12.00 arrin ne: 294 cm”, thuhet në njoftim.

Në të gjitha vendmatjet hidrometrike tendenca e nivelit të ujërave është në ngritje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme