Google ADS

Gjendet pas dy ditësh, 16-vjeçarja nga Cërriku, shokon prindërit në Polici

14:26 | 3 Shkurt 2018
Arbresh.info

U zhduk nga shtëpia për dy ditë me radhë, por më në fund u gjend nga Policia dhe i la gojëhapur prindërit dhe policët që e morën në pyetje.

Policia e Elbasanit njoftoi se më në fund bëri të mundur gjetjen e një adoleshente nga fshati Shkozë, e cila ishte larguar pa lënë adresë, nga shtëpia. Ka qënë babai i saj, A.A, 48 vjeç, që njoftoi në Polici se i ishte larguar vajza 16-vjeçare, B.A.

Sot, Policia tha se e gjeti vajzën por nuk dha asnjë detaj se ku dhe me kë ishte.

Megjithatë, e pyetur nga oficerët në prani të prindërve se kush e kishte nxitur të largohej nga shtëpia, kush kishte qënë shkaku, ajo i ka tronditur të dyja palët duke thënë shprehimisht se kishte ikur me dëshirën e saj.

Pas deklarimeve, Policia ia ka dorëzuar vajzën, prindërve. Megjithatë, hetimet e mëtejshme do të vazhdojnë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan./syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme