Google ADS

Protestë kundër marrëveshjes së detit te Kryeministria

13:24 | 3 Shkurt 2018
Arbresh.info

Një protestë e organizuar nga shoqëria civile është zhvilluar ditën e sotme përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar, atë që ata e quajnë si dhurimin me 12 milje të detit të Shqipërisë në favor të Greqisë.

Gjithçka nisi pas deklaratave të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzis, i cili pak ditë më parë u shpreh se parimisht ishte rënë dakord me Shqipërinë që të zbatohej regjimi i 12 miljeve detare.

Protestuesit i bënë thirrje kryeministrit që të jepte sqarime, ndërsa kërkuan nga profesionistët që të japin një zgjidhje ligjore për këtë çështje.

Protesta u mbyll qetësisht pas asnjë incident./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme