Elvana Gjata feston ditëlindjen, ky është urimi i Ermal Mamaqit

12:38 | 3 Shkurt 2018
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata sot feston ditëlindjen e saj.

Ajo sot ka mbushur plot 31 vite jetë, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast përveç fansave atë e ka uruar edhe miku i mirë i saj, Ermal Mamaqi.

Ai këtë e ka bërë përmes një fotografie të përbashkët me këngëtaren. Ku shihen të dy ata në këto imazhe të vjetra, në hapat e parë të tyre në skenë.

“Je një nga njerëzit më special të jetës time. Ke qenë gjithmonë… Uroj një jetë të gjatë dhe të bekuar. 100 Motra.” Kishte shkruar Ermali në këto imazhe./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme