Iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale e kishin nënshkruar 43 deputetë, ndër ta edhe deputetët e partisë së Kadri Veselit, por pas vendimit të tre liderëve për zmbrapsje nga kjo iniciativë janë tërhequr edhe ata, shkruan Zëri.info.
Partia e cila ka qenë më unike dhe që kishe një qëndrim të prerë për shfuqizim të Speciales ishte partia e kryeministrit Haradinaj.
Por deputetja e këtij subjekti politik Time Kadrijaj ka deklaruar se do t’i tërheqin nënshkrimet e tyre për zhbërjen e Speciales.
“Në kuadër të kompetencave që kanë liderët dhe në fund një projektligj të tillë duhet ta nënshkruajë presidenti, në kuadër të kompetencave ai e ka tërhequr. Ju e dini se ne kemi qenë unikë në këtë qëndrim sepse ne nuk e kemi votuar. Por ne nuk kemi qenë iniciues të kësaj iniciative, kemi qenë vetëm nënshkrues dhe meqenëse iniciuesit janë dakorduar që ta tërheqin nuk na mbetet neve…”, ka thënë ajo.
Kadrijaj ka thënë se qëndrimi kundër Speciales nga liderët ka ardhur nga iniciativa e 43 deputetëve të cilët kanë nënshkruar këtë nismë.
“Liderët janë munduar të përkrahin këtë nismë pasi ishte nënshkruar nga 43 deputetë”, ka përfunduar ajo./Zëri/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi