Më datë 03.02.2018, rreth orës 02 :54, është vjedhur me thyerje Një dyqan Argjendarie, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, është vjedhur rreth orës 02:54, të mëngjesit.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në kohë në vendngjarje, por në afërsi të objektit, autorët kanë braktisur automjetit që dyshohet se kanë përdorur për të kryer vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira e moti i keq, kanë mundur të largohen.
Mjeti Wolksvagen, pa targa, i goditur në pjesën e përparme, dyshohet të jetë mjeti i përdorur për goditjen dhe thyerjen e qepenit të argjendarisë.
Grupi hetimor në vendngjarje ka fiksuar dhe administruar çdo provë të vlefshme në funksion të zbardhjes së ngjarjes ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve/Top Channel
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...