Reçica shfuqizon vendimet e ish-ministrit Rashiq, i konsideron sfidë

10:11 | 3 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, i ka dalë punë me vendimet e ish-ministrit Nenad Rashiq.

Të gjitha vendimet e marra nga Rashiq, ministri aktual thotë se është dashur që të rishikohen. Madje disa vendime i ka shfuqizuar.

Vendimet e ish-ministrit kryesisht lidheshin me Ligj për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

Që nga viti 2011 familjet e viktimave civile të luftës nuk kanë pasur mundësi që të aplikojnë për njohjen e statusit. Por as komisioni mjekësor përcaktimin e shkallës së invaliditetit të ushtarëve të UÇK-së, nuk kishte funksionuar.

Reçica i tha Ekonomia Online se është i përkushtuar në zbatim të ligjit, prandaj edhe ka marrë vendim për shfuqizimin e këtyre vendimeve.

“… një nga sfidat me të cilat jam ballafaquar pasi e kam marrë detyrën për të drejtuar ministrinë e Punës dhe mirëqenies Sociale kanë qenë disa vendime të një ministri të mëparshëm bëhet fjalë për ministrin Rashiq për vendimet e tij marrë në vitin 2011 me të cilat ka ndaluar më mirë të thënë ka pezulluar implementimin e ligjit për viktimat e dala nga lufta”, tha ministri.

“Në atë kohë me vendim të ish-ministrit është ndalu edhe puna e komisionit mjekësor për përcaktimin e invaliditetit të veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë ndalu viktimat civile, janë ndaluar aplikacionet për familjet e dëshmorëve me thënë të drejtën të gjitha ato kam qenë të pezulluara këto vendime”.

“…pas marrjes së detyrës ne me shumë kujdes kemi shqyrtuar ato vendime dhe brenda 100 ditëshit të parë të qeverisjes sonë ne kemi shfuqizuar të gjitha ato vendime tashmë komisioni mjekësor për përcaktimin e shkallës së invaliditetit të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është duke funksionuar është duke trajtuar rastet, po ashtu familjet e dëshmorëve, familjet e invalidëve civil kanë filluar të aplikojnë dhe t’i realizojnë detyrat e tyre konform ligjit”, tha ai.

Kreu i MPMS-së, foli edhe fillimin e aplikimit për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Reçica ndër të tjera tha se nuk i di arsyet e zvarritjes së zbatimit të ligjit për këtë kategori ndonëse fillimin e zbatimit të këtij ligji e konsideron të rëndëshëm, raporton EO.

“…është bërë publike data 5 shkurt,data kur këto kategori do të mund të aplikojnë pranë komisionit qeveritar  për realizimin e një të drejtë të përcaktuar me ligj. Dihet që ky ligj ka hy në fuqi për një kohë të gjatë dhe nuk indi arsyet e zvarritjes që deri sot kategoritë apo më mirë me thënë viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit nuk i kanë realizuar të drejtat e tyre konform këtij ligji”.

“Me të marr detyrën me impenjim shumë të lartë i kam takuar komisionin qeveritar dhe i kam shikuar nga afër punën e këtij komisioni dhe kam shtyer për afër këtë proces në kompetencën e ministrit të punës dhe mirëqenies sociale kemi marrë vendime për krijimin e sekretariati kemi caktuar shumën e pensionit për këto kategori kemi funksionalizuara komisionin edhe me organizmat e tjerë, kemi marrë masa për të  lehtësuar apo më mirë të thënë kemi fasilituar punën e këtij komisioni që të vijnë deri te dita e sotme kur kemi caktuar datën kur komisioni mundet të pranojë aplikacionet e para për pensionin e viktimave të dhunës seksuale të luftës”./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme