80 milionë euro ofroi Liverpooli për Mahrezin, shifër të cilën nuk e arriti Man City – duke dështuar kështu transferimi i algjerianit në “Etihad Stadium”.
Sipas “The Mirror”, interesimi i Liverpoolit i kushtoi Riyad Mahrezit me mos transferim te Manchester City këtë dimër, transmeton Gazeta Express.
Të Kuqtë paguan 74 milionë për Virgil van Dijk dhe e shitën Philippe Coutinhon te Barcelona për 145 milionë funte, teksa ofruan për algjerianin 80 milionë funte, çmim të cilin nuk arriti të ofrojë Manchester City – duke bërë kështu Leicesterin që të mos pranojë asnjë ofertë më të vogël, edhe përkundër dëshirës së Mahrezit për t’iu bashkuar ekipit të Pep Guardiolas.
Mahrez nuk është stërvitur fare me ekipin këto ditë, në shenj revolte që nuk u lejua t’i bashkohet Cityt dhe për këtë është gjobitur nga klubi me më shumë se 200 mijë funte. /Gazeta Express/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele