Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, kurse në viset malore reshje shiu të përziera me borë, shkruan arbresh.info.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.
“Shtypja atmosferike do të vazhdoj të bije nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimi me shpejtësi mbi 13m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./arbresh.info/
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia