Sot reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të vendit; reshjet pakësohen ndjeshëm vetëm vonë në mbrëmje.
Përsa i përket sasive 24-orëshe, pritet të variojnë në 100 – 170 mm në Veri; 70 – 100 mm në Qendër dhe Jug ndërsa Verilindja dhe Juglindja do të shënojnë 40 – 70 mm.
Dëbora aktualisht është lokalizuar në ekstremin Verior ndërsa pasditen e së shtunës dhe në vijim, dëbora shtrihet në pjesën më të madhe të zonave malore. Reshje të dendura dëbore pritet të bien në Veri por dëborë më e pakët në zonat malore Juglindore. Temperaturat mbeten të larta edhe të shtunën duke shënuar maksimalisht 17°C në mesditë ndërsa e diela sjell rënie të ndjeshme të vlerave termike duke i ri-kthyer ato, në vlerat tipike të dimrit./syri.net
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...