Google ADS

Kosova larg integrimit në Këshillin e Evropës

07:56 | 3 Shkurt 2018
Arbresh.info

Muaji shkurt është koha më e përshtatshme që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, ditë më parë në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, shkruan arbresh.info

Hoxhaj tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret lidhur me këtë çështje dhe se sipas tij pas aplikimit anëtarësimi merr kohë më shumë se një vit.

“Ajo çfarë mund të ndodhë në vitin 2018 është që ne ta dërgojmë aplikimin për anëtarësim në Këshill Evropian, ndonëse anëtarësimi është proces. Fillimisht do të duhej ta krijojmë një situatë të dërgimit të aplikimit tonë në KE.Nëse ne e dërgojmë aplikimin në Këshillin Evropian, atëherë do të mundë të anëtarësohemi në fund të 2019-ës apo në fillim të 2020-ës”, kishte thënë Hoxhaj.

Mirëpo dy procese që tash e sa kohë po e mbajnë vendin peng në rrugën e integrimit evropian duket të jenë çështja e Gjykatës Speciale dhe e Demarkacionit, ndonëse Gjykata Speciale u konfirmua përfundimisht nga Presidenti Thaçi se nuk do të shfuqizohet.

Njohësi içështjeve ndërkombëtare,Afrim Hoti në një prononcim për portalin Arbresh.info se Kosova është vonuar për aplikim në Këshillin e Evropës.

“Në këtë drejtim mendoj që Kosova ështëshumë e vonuar për aplikim në Këshillin e Evropës sepse Këshilli i Evropës është organizatë që merret me promovimine të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit, e të ngjashme dhe, këto nuk janë vetëm interes i shteteve por edhe i Këshillit të Evropës. Kjo nuk lidhet absolutisht asgjëme muajin shkurt ose muajt e vitit, porkjo është çështje e interesitshtetëror dhe  shteti mund të përcaktoj kohën kur aplikohet sepse,fundja ky aplikacion pastaj do të kaloj nëpër filtra në institucionet e ndryshme të Këshillit të Evropës dhe, të njëjtit japin përgjigje”, ka thënë ai.

Hoti ndër të tjera ka thënë se çështja e Demarkacionit dhe Specialja nuk kanë ndikim nëanëtarësim në organizata.

“Nuk kanë ndikim këto dy çështje sepse ne nuk kemi bërë kërkesa, nuk kemi aplikuar. Pengesa kryesore është fakti që ne nuk kemi qenë aktiv në këtë drejtim të bëjmë kërkesë dhe pastaj tëlobojmë nëpër shtete të ndryshme që të marrim sa më shumë vota dhe në këtë drejtim nuk qëndrojnë argumentet që Demarkacioni, Gjykata Speciale, Asociacioni po e pengojnë anëtarësimin nëpër organizata sepse Kosova nuk ka kërkuar të jetë pjesë e këtyre organizatave.  Si të pranohemi kur praktikisht ti nuk ke bërë aplikacion formal”, theksoi ai.

Artan Murati nga KDI në një përgjigje për portalin Arbresh.info ka thënë se aplikimi në Këshillin e Evropës tash e sa kohë ka qenë çështje diskutimi edhe në qarqet brenda politikës kosovare, por edhe jashtë me partnerët ndërkombëtarë.

“Nëse do të arrihet një anëtarësim në Këshillin e Evropës ky do të ishte një lajm shumë i mirë për vendin mirëpo, nuk e konsideroj kaq të thjeshtë siç po proklamojnë disa zyrtarë politikë apo zyrtar shtetërorë në vend, për faktin se janë disa procedura që duhet të ndiqen ndonëse më të lehta sesa procedura për aplikim në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

Murati ka theksuar se duhet të ndiqen procedura konkrete për të cilat Kosova ende nuk është në atë fazën të implementimit të tyre.

“Është pak herët që Kosova të aplikoj në muajin shkurt mirëpo brenda vitit ndoshta do të duhej të bëheshin përpjekje maksimale për ta bërë një gjë të tillë. Ndërsa sa i përket Gjykatës Speciale dhe Demarkacionit konsideroj se këto dy çështje janë disa prej problemeve qe janë duke u shfaqur vazhdimisht kur kemi të bëjmë me Kosovën dhe proceset integruese në organizata ndërkombëtare, pasi që Kosova më herët ka marrë edhe disa obligime ndërkombëtare të cilat më nuk është duke i kryer. Rasti konkret është me Gjykatën Speciale dhe vetëm tentimi për zhbërjen e saj  po ndikon negativisht në këto procese, normalisht edhe zhagitja e tepruar e demarkacionit dhe mosarritja që t’i jepet një epilog kësaj çështjeje po del që në Kosovë nuk ka një funksionim të duhur ose ndoshta njëfunksionim normal të institucioneve”, ka thënë ai duke shtuar se Kuvendi për këto tri vjet nuk ka pasur si t’i jep një epilog ndërkombëtar Demarkacionit.

“Kjo normalisht paraqet pengesë në rrugën drejt integrimit po ashtu është pengesë edhe për liberalizimin e vizave e lëre më për procese më tëmëdha”, ka thënë ai./Valdete Berisha/Arbresh.info

 

 

Të ngjashme