Google ADS

Prifti katolik i akuzuar për përdhunim të fëmijëve thotë se “e tëra ka ndodhur rastësisht”

23:54 | 2 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Një prift katolik i akuzuar për përdhunim të fëmijëve ka pohuar se ishte “thjesht një keqkuptim” dhe se “e tëra ndodhi rastësisht”.

John A Sarro u akuzua nga një juri e madhe më parë këtë javë në Delaware, herën e parë që shteti i SHBA-ve ngriti akuza për ngacmime kundër një prifti katolik, transmeton portali arbresh.info

76-vjeçari është akuzuar për marrëdhënie seksuale të paligjshme të shkallës së parë dhe kontakt të paligjshëm seksual të shkallës së dytë.

Ai është akuzuar se ka kryer seks oral me një adoleshete para 25 vitesh.

“Nuk mund t’i kujtoj rrethanat, por ishte thjesht një keqkuptim”, ka deklaruar ai.

Aktakuza e tij pohon se ai me dashje ka prekur gjinjtë e vajzës dhe u angazhua më pas në marrëdhënie seksule dhe seks oral.

“Ishte diçka që ndodhi rastësisht”, ka deklaruar ai.

Zëdhënësi i Dioqezës Ëilmington, Robert Krebs tha se viktima i ka bërë akuzat në vitin 2011.

Sarro u identifikua nga zyrtarët e kishës në vitin 2006 si një nga 20 priftërinjtë lokalë me akuza për sulme seksuale ndaj fëmijëve.

Megjithatë, besohet akuza nuk ka të bëjë e pretendimet e bëra në vitin 2006./The Independent/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme