Antioksidantët që gjenden në verë të kuqe mund të përdoren për të trajtuar njerëzit me sëmundje të zemrës, pretendon një profesor.
Sëmundja kardiovaskulare ndikon te një numër i madh i njerëzve në botë, ndërsa vetëm në Britani të Madhe janë të prekur rreth shtatë milionë njerëz, transmeton portali arbresh.info
Sëmundja kardiovaskulare i referohet sëmundjeve koronare të zemrës, angina, sulme në zemër, sëmundje kongjenitale dhe goditje, të gjitha të cilat mund të menaxhohen me trajtim.
Tammy Dugas, një profesor nga Departamenti i Shkencave Krahasuese Biomedical në Shkollën e Mjekësisë Veterinare në Universitetin Shtetëror të Luiziana beson se antiksidantët që përmban veta e kuqe ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
Megjithatë, kjo nuk është instanca e fundit e shkencëtarëve që lavëdorjnë përfitimet e verës e alkoolit.
Një studim i ri i shkruar nga Universiteti i Qendrës Mjekësore të Rochesterit, thote se pirja e sasisë së vogël të kësaj pije mund të rrisë aftësinë e trurit për të larguar mbeturinat, duke siguruar kështu një pastrim efikas.
Megjithatë, Dugas nuk këshillon që njerëzit të pijnë sa më shumë verë të kuqe, në mënyrë që të trajtojnë sëmundjet e zemrës, por që që inkorporimi i antioksidantëve që gjenden në verë të kuqe në një procedurë angioplastike koronare mund të jetë e dobishme për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës./The Independent/arbresh.info/
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...