Prokurori i EULEX-it, Andrew Hudges, i cili ndoqi për disa vite tashmë të dënuarin nga Gjykata e shkallës së parë për trafikim të drogës, Naser Kelmendin, në intervistën e tij dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë” ka folur për pasurinë milionëshe të Naser Kelmendit.
Në deklarimet e tij prokurori Hudges ka thënë se vetëm në Pejë, Naser Kelmendi ka shtëpi në vlerë rreth 2 milionë euro.
Por, sipas tij, Kelmendi ka edhe disa prona e biznese në Mal të Zi e në Slloveni.
“Ai ka gjetur një vlerësues që ka bërë vlerësimin e tri shtëpive të tij në Pejë në vlerën prej mbi 2 milionë euro, e kjo nuk është as edhe për së afërmi se çka realisht ka ai. Ne e kemi pyetur atë se sa është pasuria e tij neto, dhe përgjigja e tij ka qenë “Nuk e kam idenë”. Ne e dimë që ai ka në pronësi hotelin Casa Grande në Sarajevë, ka në pronësi një tjetër hotel në Mal të Zi. Ai zotëron shumë prona”, ka thënë prokurori i EULEX-it.
Sipas tij, Naser Kelmendi ka patur veturë në vlerë 200 mijë euro dhe shumë prona tjera në vlera milionëshe.
Por, Hudges ka thënë se nuk kanë mundur që t`i konfiskojnë pasurinë, përveç atyre që mund t`i dëshmojë se janë financuar nga trafikimi i drogës.
“Kjo është ajo që bëjnë me paratë e drogës, i fshehin ato në prona. Ato nuk mund të futen në një bankë ngase çdo transaksion bankar që tejkalon shumën prej 10 mijë eurosh duhet të deklarohet. Pra, këta njerëz e kalojnë një pjesë të mirë të jetës së tyre duke menduar se ku t’i fshehin paratë. Pra, po, ai zotëron shumë prona, e po ashtu edhe vetura. Po mundohem të kujtohem, ai ka pasur një veturë shumë të shtrenjtë sportive në vlerë diku prej afër 200 mijë eurosh. Djemtë e tij kanë vetura, ai ka thënë që blen dhe shet vetura, por ai ka shumë prona. Ne nuk kemi mundësi në këtë pikë që t’i konfiskojmë këto prona. Rregullat e përgjithshme janë që vetëm pronat që mund të dëshmohet se janë të lidhura me trafikim të drogës mund të konfiskohen”, ka deklaruar prokurori Hudges.
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë