Tre vite pasi ata fillimisht thanë “po” në një ceremoni romantike italiane, aktori George Clooney më në fund ka zbuluar se si është takuar me gruan e tij, Amal.
Gjithmonë ka qenë një mister se si aktori i njohur është takuar me avokaten e sukseshme të të drejtave të njeriut, transmeton portali arbresh.info
Gjatë bisedes me David Letterman për serialin e tij të ri në Netflix, Clooney tha ata i ishin takuar përmes një mikut të tij në vitin 2013.
“Ishte disi e “egër”, pasi një mik i përbashkët me pyeti nëse do të mund të sillte një shtëpinë time dhe një mikeshë”, tha ai, duke shtuar se “natyrisht që i thashë po”.
Ai ka treguar se atë natë në shtëpinë e tij ishin edhe prindërit e tij.
“Pas pak, më telefoni agjenti im dhe më tha se në shtëpinë time po vjen një grua, me të cilën do të martohesh”, tha Clooney, që shton se kishte qeshur me idenë e tij.
Ai më pas shtoi se ata kishin qëndruar pothujase gjatë tërë natës duke biseduar për tema të ndryshme.
“I morra email-in, sepse ajo do të më dërgonte disa fotografi të prindërve të mi. Kështu filloi komunikimi jonë, por nuk isha i sigurtë nëse ajo do të pranonte që të takohej me mua. Konsideroja që ishim vetëm miq”, shton ai.
Amal është një avokate në zë, ndërsa ndër klientët e saj kanë qenë edhe themeluesi i Ëikileaks, Julian Assange dhe ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko.
George dhe Amal tani janë martuar dhe janë prindër të dy binjakëve./arbresh.info/
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit