Santiago Bernabeu po përgatitet të mirëpresë Paris Saint-Germain, në më pak se dy javë, ndeshje në të cilën Real Madrid luan të gjithë sezonin përballë yjeve të Evropës.
“Natyrisht që ndaj PSG unë diskutoj pozicionin tim”, deklaroi trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, pas eliminimit nga Kupa e Mbretit.
Nuk ka më bileta për në Santiago Bernabeu, që do të jetë tërësisht i mbushur për të parën herë në Ligën e Kampionëve për këtë sezon. Dhe në portalet e rishitjes, si Stubhub, çmimet për një hyrje në të variojnë nga 300 euro, deri në 24,000.
Madje edhe vetë Real Madrid u desh të ndërhyjë për të penguar rishitjen e biletave në tregun e zi, ndaj tani biletat nuk do të pranohen të printuara, por vetëm në versionin online nga telefoni.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...