Jeta dinamike dhe stresuese, zgjedhja e keqe e ushqimit dhe aktiviteti fizik i pamjaftueshëm ndikojnë shumë në gjumin e natës.
Pagjumësia shqetëson një numër të madh të njerëzve në botë dhe është e vërtetuar shkencërisht që mungesa e gjumit ndikon negativisht në jetën e përditshme, transmeton portali arbresh.info
Për të pasur trup të qetë dhe të detoksifikuar duhet të bëni gjumë të mjaftueshëm.
Ne ju këshillojmë që të provoni këtë lëng, të përbërë nga gjashtë përbërës natyralë dhe të luftoni pagjumësinë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Përbërësit:
1 kastravec
1 copë e mesme xhenxhefil
1 limon (lëngu i limonit)
1 mollë jeshile
9 copë asparagus
2 gjethe selino
Përgatitja:
Vendosni asparagun në ujë të ftohtë, për të paktën 1 orë, së bashku me kastravecin e ndarë në feta, me lëngun e limonit dhe mollën e copëtuar. Më pas, shtoni përbërësit tjerë dhe përzieni ato në blendet.
Që kjo pije të relaksojë trupin tuaj është më mirë që kjo pije të konsumohet pas drekës. Këto perime ndikojnë pozitivisht kundër pagjumësisë, tensionit të lartë dhe stresit./arbresh.info/
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...