Një protestë u zhvillua këtë të premte në ambientet përpara Ministrisë së Drejtësisë, ku një grup studentësh kërkuan dorëheqjen e Ministres Etilda Gjonaj.
Shkak i protestës është bërë ekstradimi i dyshimtë i Nazer Seitit në Itali, i njohur si “financieri” i grupit kriminal të Habilajve.
Por pas protestës paqësore të studentëve policia ka vënë në pranga 3 studentë dhe i ka çuar në komisariatin numër 3. Mësohet se studentët e shoqëruar kanë qenë pjesëtarë të forumit rinor të LSI-së.
Më tutje, deputetët Endrit Braimllari, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi i kanë vizituar të rinjtë në ambientet e komisariatit nr3. Ende nuk dihet nëse policia ka vendosur të lëshojë një procedim penal ndaj të rinjve apo thjesht një paralajmërim./Gazeta Express
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I