Ish-luftëtari serb, Slobodan Mutiq, u kthye në Kroaci nga Amerika dhe u fut në burg ndërkohë që autoritetet hetojnë dyshimet për pjesëmarrjen e tij në krime lufte dhe vrasje.
I dyshuari serb i Kroacisë për krime lufte, Slobodan Mutiq, është transferuar nga Shtetet e Bashkuara, konfirmoi të enjten Gjykata e Qarkut në Sisak në Kroacinë qendrore.
Mutiq, i cili ishte ushtar i shtetit të panjohur të udhëhequr nga serbët Republika e Krajinës Serbe në vitet 1990, u dërgua në Kroaci, të mërkurën.
Shtetet e Bashkuara e kishin dënuar Mutiqin me dy vjet burg në janar 2016 se kishte gënjyer gjatë procesit të miratimit të vizës së tij në vitin 1999.
Edhe pse gjatë marrjes së vizës ai deklaroi se nuk ishte arrestuar kurrë, Mutiq më vonë pranoi se ai ishte arrestuar nën dyshimin për vrasjen e një çifti të martuar, Stjepan dhe Paula Cindriq, në vitin 1992, në qytetin Petrinja në Kroacinë qendrore, e cila në atë kohë ishte nën kontrollin serb.
Autoritetet amerikane pohojnë se ai, së bashku me një bashkëpunëtor, e vrau çiftin për shkak se ishin kroatë, si edhe sepse dyshonte se ata ishin anëtarë të partisë në pushtet, Bashkimit Demokratik Kroat, HDZ.
Pas vrasjes së çiftit, autorët e dyshuar i plaçkitën ata.
Gjykata e Sisakut konfirmoi se ai u fut në burg në Sisak dhe se rasti i tij është klasifikuar si një krim lufte kundër civilëve.
Ai kërkohet, gjithashtu, për vrasjen e dyshuar të ish-të dashurës së tij Aleksandra Zhivkoviq, vrasje e cila nuk është klasifikuar si krim lufte.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?