Google ADS

“Ne duhet të përfundojmë në pozitën e dytë” – Mourinho ia lëshon titullin Man Cityt

15:30 | 2 Shkurt 2018
Arbresh Info

Jose Mourinho ka pranuar se Manchester United nuk mund të fitoj titullin në Premierë Ligë duke insistuar se ata duhet të fokusohen për të përfunduar në pozitën e dytë

Manchester City aktualisht është duke udhëhequr në Premierë Ligë me 15 pikë të pastra derisa kanë mbetur vetëm edhe 13 ndeshje për tu zhvilluar këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.

“Ne duhet të përpiqemi për të përfunduar në pozitën e dytë, ne jemi në këtë gjatë gjithë sezonit, ne ishim të parët për disa javë dhe më pas ishim gjithmonë në pozitën e dytë”, u ka thënë Mourinho gazetarëve para ndeshjes ndaj Huddersfield Town.

“Lufta është e hapur për pozitën e dytë tretë, katërt, pestë apo gjashtë, por është thuajse e mbyllur për pozitën e parë”

Takimi ndërmjet Manchester United dhe Huddersfieldit zhvillohet nesër duke filluar nga ora 16:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme