Google ADS

Amber Heard dhe Elon Musk ndahen sërish

15:10 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Miliarderi, Elon Musk dhe aktorja, Amber Heard janë ndarë prapë pas një pajtimi të shkurtër që kishin pasur.

“Amber e dëshiron pavarësinë e saj dhe preferon që të mbesin miq në vend që të jenë në lidhje dashurie. Elon është në një mënyrë i nervozuar por megjithatë përpiqet që t’i qëndrojë afër. Amber nuk e sheh jetën në të ardhmen me të dhe e konsideron më shumë mik se sa të dashur”, ka thënë një burim i afërt me të dy për Us Weekly.

Në ndërkohë aktorja e Justice League ia ka bërë “unfollow” Musk në Instagram ndërsa ai ka bërë veprimin e njejtë në Twitter.

Herën e fundit kur Heard dhe Musk kishin bërë një veprim të njejtë në rrjetet sociale, kishin treguar edhe se janë ndarë dhe më nuk janë bashkë, transmeton Klan Kosova.

Aktorja dhe drejtori ekzekutiv i Tesla janë ndarë në muajin gusht të vitit 2017 pasi kishin qenë në lidhje për një vit por pas pesë muajsh ndarje, ata filluan sërish lidhjen në fund të vitit 2017.

Çifti kishin nxitur thashethemet për ribashkimin e tyre kur ishin parë duke mbajtur duart e njëri-tjetrit në një darkë në Los Angeles.

Heard dhe Musk kanë nisur lidhjen e tyre pranverën e kaluar, pak kohë pasi Heard ishte divorcuar nga aktori Johnny Depp.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme