Google ADS

Haradinaj: Ky është shansi që Kosova e Maqedonia të vendosin bashkëpunim për fqinjësi të mirë

14:48 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur  në takim ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska, shkruan arbresh.info.

Thellimi i bashkëpunimit në shumë fusha me rëndësi për të dyja vendet, veçanërisht në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe infrastrukturës, menaxhimi i përbashkët i kufijve dhe tema të tjera në interes reciprok, ishin pjesë diskutimi në këtë takim.

“Ky është shansi që Kosova dhe Maqedonia të vendosin bashkëpunimin për fqinjësi të mirë, sidomos tani kur ka vullnet politik nga të dyja vendet”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska, tha se duhet të fuqizohen raportet me fqinjët në baza të komunikimit të përditshëm për punët që i preokupojnë të dyja vendet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme