Arsenali e ka regjistruar mesfushorin Santi Cazorla në skuadrën e tyre për Evropa Ligë.
33-vjeçari nuk ka luajtur për “Topçinjtë” që nga tetori i vitit 2016, kur ai i ndihmoi skuadrës së tij të fitoj 6 me 0 ndaj Ludogrets në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Vitin e kaluar, atij i është thënë nga doktorët se këmba e tij mund të përfundoj e prerë për shkak të infeksioneve pas një numri të madh operacionesh.
Por, klubet në Evropa Ligë duhet të përditësojnë listën e skuadrës për fazën eliminuese dhe gjiganti londinez ka përfshirë edhe yllin e tyre në skuadër.
Lojtari i ri i transferuar nga Borussia Dortmundi, Pierre Emerick Aubameyang nuk është përfshirë për shkak se ka luajtur më parë te klubi gjerman në fillim të edicionit./arbresh.info/
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...