Lionel Messi aprovon largimin e Ousmane Dembeles nga Barcelona

13:44 | 2 Shkurt 2018
Arbresh Info

Ousmane Dembele nuk ka pasur sezonin debutues që ka ëndërruar te Barcelona dhe kjo mund t’i kushtoj atij.

Reprezentuesi i Francës iu bashkua gjigantit katalunas për 150 milionë euro verën e kaluar dhe 20-vjeçari është thënë se mund të ketë një të ardhme të ndritur pasi kishte shfaqur klasin e tij në Borussia Dortmund, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, ai ka arritur të bëjë vetëm shtatë paraqitje këtë sezon për shkak të problemeve me lëndime dhe bazuar në ‘Diario Gol’, ky mund të jetë një problem i madh për të sa i përket të ardhmes afatgjate te Barcelona.

Thuhet se Lionel Messi ka dhënë dritën e gjelbër për të shkarkuar talentin e ri me qëllimin për t’i ndihmuar Barcelonës në mënyrë për të siguruar shërbimet e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, gjatë verës.

Në të vërtetë, mungesa e Dembeles nuk ka lënduar aspak skuadrën e Ernesto Valverdes këtë sezon, fakt që mund të vërtetohet me qëndrimin e Barcelonës në krye të La Ligas derisa vazhdojnë edhe betejën për Kupë të Mbretit dhe Ligës së Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme