Google ADS

Çfarë bëjnë njerëzit e lumtur në mëngjes?

13:11 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Çfarë bëni kur zgjoheni zakonisht në mëngjes?

A hidheni menjëherë nga shtrati për të filluar ditën apo ndaleni për një kohë dhe i shijoni këto momente?

Shumica prej nesh e kalojnë mëngjesin me nxitim të madh, duke vrapuar për tu përgatitur për ditën e ngarkuar që na pret.

Për fat të keq, edhe pjesa e mbetur e ditës kalohet pothuajse në të njëjtën mënyrë, transmeton Klan Kosova.

Nuk ka dyshim se shumë prej nesh janë të pakënaqur dhe e urrejnë faktin se duhet të zgjohen shumë herët në mëngjes. Nga ana tjetër, sigurisht, ka njerëz që në të vërtetë e duan mëngjesin.

Por në të vërtetë çfarë bëjnë njerëzit e lumtur sapo t’i hapin sytë?

Janë mirënjohës

Niseni ditën me dashuri. Admironi jetën tuaj dhe të gjitha gjërat e mira përreth jush. Tregohuni mirënjohës se jeni gjallë sot dhe që keni njerëz që i doni dhe ju duan përreth jush.

Organizojeni ditën

Mos u zgjoni dhe filloni ditën tuaj pa pasur një plan. Gjërat e papritura shpesh herë na bëjnë nervoz. Përpiquni të krijoni një listë të gjërave që duhet t’i bëni gjatë ditës dhe përpiquni të gjeni diçka pozitive në planet ditore, derisa po i shkruani ato.

Shijoni shtratin dhe çarçafët për pak sekonda

Pa marrë parasysh sa e çmendur duket kjo ide, ju duhet ta ndjeni butësinë e çarçafëve tuaj për një sekond të paktën. Përpiquni të relaksoheni.

Thjesht qëndroni të shtrirë dhe do ta shihni sa shumë do ta shijoni këtë moment.

Buzëqeshni

Në fakt, pse të mos buzëqeshni? Të gjithë e dimë se buzëqeshja ul presionin e gjakut, redukton stresin dhe poashtu forcon sistemin tuaj imunitar.

Buzëqeshja do të thotë më shumë shëndet.

Lëreni të djeshmen pas jush

Keni pasur një ditë të keqe dje? Ani çka, sot është një ditë e re. Përpiquni të bëni diçka ndryshe dhe niseni një faqe të re. Për çkado që jeni mërzitur dje, mos mendoni sot.

Merrni frymë thellë 10 herë

Nëse merrni frymë thellë 10 herë, freskojeni mendjen, zgjohuni dhe lëreni ditën e re të nisë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme