Google ADS

Pacolli: Guinea Bisau rikonfirmon se e njeh Kosovën si shtet

12:25 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka bërë të ditur se shteti i Guinea Bisaut rikonfirmon se  e njeh Kosovën.

Ai ka bashkangjitur edhe faksimilen e notës zyrtare të Guinea Bisaut ku ka treguar se zyrtarisht ka arritur rikonfirmimi nga ky shtet se e njeh pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Në shtesë gjeni faksimilen e notës zyrtare të Guinea Bisaut. Guinea Bisau rikonfirmon se ky shtet e njeh Kosovën, ndërsa ndonjë media jonë vazhdon ende të ushqehet me informacionin zyrtar serb. Ky nuk është rasti i vetëm që ndodh kështu mjerisht. Për keqardhje, që këto njerëz të medias nuk vijnë në zyrat e institucioneve tona të cilat i kanë afër. Puna e ministrisë sonë të jashtme nuk matet me zhurmën e mediave apo të institucioneve serbe, dhe as me jehonën e tyre pasqyruese në disa media të Kosovës.

 

Për informatën e disa ”analistëve dhe gazetarëve” që pretendojnë që dijnë diçka nga diplomacia, që thojnë se nota verbale ka nënshkrim.. nuk aplikohet nënshkrimi por vetëm inicialet e zyrtarit.

hgjet p

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme