Komisari evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johannes Hahn në një intervistë për gazetën vjeneze ka folur për zgjerimin e Bashkimit Evropian, deri në vitin 2025.
Hahn ka theksuar se viti 2015 është periudhë kur disa vende të Ballkanit Perëndimor do të mund të avancohen në rrugën drejt BE-së.
Duke komentuar gjasat e Serbisë për një anëtarësim eventual, Hahn ka theksuar edhe një herë se kusht kryesor mbete edhe normaloizmi i raporteve me Kosovën, transmeton lajmi.net
“Sikur të gjithë kandidatët e tjerë për tu bashkuar me BE-në, edhe Serbia duhet të përqendrohet në tri prioritete: forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, reformat ekonomike dhe pajtimin rajonal me fqinjët”, ka thënë Hahn.
“Është e obligueshme një pajtim i përhershëm me Kosovën”, thekson komisioneri evropian.
Ndryshe të martën, Komisoni Evropian do të publikojë Strategjinë e Zgjerimit të BE-së.
Në këtë dokument do të jetë e përfshirë edhe Kosova.
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...