Lionel Messi mund të jetë rrugës për në Etihad herët në muajin mars.
Manchester City ka qenë i lidhur me një transferim sensacional të yllit të Barcelonës në shumë raste, transmeton portali arbresh.info. Pep Guardiola nuk do të donte asgjë më shumë sesa të ketë sërish nën udhëheqjen e tij legjendarin e Amerikës Jugore pasi dyshja shijuan një sukses tronditës së bashku në Camp Nou.
Trajneri spanjoll mund të përjetoj rikthimin emocionues me 30-vjeçarin në Etihad brenda vetëm dy muajve.
Megjithatë, këtu nuk do të ketë ndonjë marrëveshje të përfshirë për transferim.
Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi do të luaj me skuadrën e tij kombëtare në shtëpi të Cityt pasi stadiumi i tyre është konfirmuar si një vend për të zhvilluar miqësoren kundër Italisë.
Kjo ndeshja do të shërbej si një nxehje për “La Albiceleste’ para Kampionatit Botëror verën e ardhshme./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin