Google ADS

“Një tjetër sulmues do të shitet nga Arsenali gjatë verës”

09:09 | 2 Shkurt 2018
Arbresh Info

Sipas legjendës së Liverpoolit dhe analistit në ‘Sky Sports’, Jamie Carragher sulmuesi Alexandre Lacazette mund të shitet gjatë verës nëse nuk përshtatet në formacionin e trajerit Arsene Wenger.

Lacazette ka arritur në Emirates verën e kaluar për një tarifë prej 45 milionë funta që atëherë theu rekord te klubi, transmeton portali arbresh.info. Pas një fillimi të shkëlqyer në karrierën e tij te “Topçinjtë”, reprezentuesi i Francës ka shënuar vetëm një gol brenda 10 ndeshjeve të tij të fundit në Premierë Ligë.

Tani që Arsenali ka transferuar sulmuesin gabonez Pierre Emerick Aubameyang, Carragher nuk sheh një të ardhme të Lacazettes në klub përtej verës së këtij viti.

“Unë nuk mund ta mendoj këtë pas arritjes së Aubameyang, nuk ekziston asnjë mënyrë që ai dhe Alexandre Lacazette të krijojnë një partneritet”, ka thënë Carragher në shoun ‘The Debate’. “Nuk e shoh atë aspak. Të dy duken si sulmues qendror. Mendoj që Aubameyang ka shënuar vetëm një gol te Borussia Dortmundi jashtë zonës së rreptësisë”

“Ky nuk është një problem por tregon se ai është një sulmues qendror brenda zonës së penaltisë ashtu si Lacazette. Prandaj, unë e shoh që Lacazette do të largohet gjatë verës”

Arsenali është duke pasur probleme të shumta në Premierë Ligë së fundmi dhe ka fituar vetëm një ndeshje nga pesë të fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme