Bebe Rexha i këshillon meshkujt për ditën e Shën Valentinit

23:11 | 1 Shkurt 2018
Arbresh.info

Këngëtarja shqiptare e hitit “I got you”, Bebe Rexha ka habitur fansat me postimin e saj të fundit.

Shën Valentini po afron dhe Bebe i këshillon djemtë të grinden me të dashurat që mos të harxhojnë para për të blerë dhuratë.

“Fillo bëj sherr me të dashurën tani në mënyrë që të mos harxhosh para për ditën e Shën Valentinit”, shkruan Bebe teksa në përshkrimin e fotos së postuar në Instagram tregon çfarë dhurate do ajo

“Kush do të bëhet Valentini im? Gjithçka dua është një kuti me çokollata dhe trëndafila”, shkruan Bebe.

Me këtë postim këngëtarja ka zbuluar edhe faktin që është single dhe nuk ka dikë në krah./xing

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme