Google ADS

Tërheqja nga shfuqizimi i Speciales për Haradinajn është reflektim i realitetit

20:53 | 1 Shkurt 2018
M. A.

Qeveria obligohet ta mbyllë çështjen e shfuqizimit të Speciales, ngase, sipas të parit të vendit, Hashim Thaçi, është zbehur energjia dhe mungon vullneti politik.

Tërheqjes së iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale i del në mbështetje edhe shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se ndoshta ky rast është mesazh që mos të merren vendime të shpejtuara.

“Nëse ka një vendim politik që bien kërkesa atëherë edhe për Qeverinë ndryshon situata, duhet ta heqim nga procedimi i mëtejmë. Mendoj se është reflektim i realitetit”, ka thënë ai.

“E respektoj këtë, mendoj se është reale kjo gjendje”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj flet për bisedën me ambasadorin Delawie: “Po e shihni, e paska marrë vesh një ditë përpara”

20:19 – I pari i vendit, Ramush Haradinaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së foli për raportin që kishte me ambasadorin amerikan, Greg Delawie në kohën kur po përgatitej iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Duke e ndërlidhur anulimin e udhëtimit të tij, e që e kishte një ditë përpara se të ndodhte iniciativa, ai pranoi se Delawie ishte në njohuri një ditë më herët.

Haradinaj kujtoi se presioni politik ndaj kësaj Gjykate nuk është e sotmes dhe nuk ndryshon.

“Është koha që mos të bëhen më Gjykata një etnike. Nuk nënkupton me këtë që unë dhe Kosova po dalim prej obligimeve të cilat i kemi marrë vetë”, ka thënë ai.

“Kur përzihen të gjithë në debat, unë e kam njëfarë forme tjetër, barrikadona dhe foli çka të doni deri sa të doni”, përfundoi ai.

 

Haradinaj pajtohet me kritikat e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara

Shefi i qeverisë, Ramush Haradinaj mohon që po “çortohet” nga miqtë ndërkombëtarë përmes vonesave në dhënien e vizave.

Ai tashmë mori atë britanike dhe është në pritje të vizës amerikane.

Një situatë e tillë erdhi pikërisht kur Haradinaj u dorëzua para inicativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Nuk është kjo një qasje ndaj Kosovës. Pyetni Amerikën a ma japin vizën a jo dhe çka mendojnë për mua. Asnjë vërejtje nuk ka pas në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Haradinaj pranon se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara nuk janë të mira dhe kjo për shumë çështje.

“S’janë të mira, ata na kanë kritiku në vazhdimësi për mungesë të luftës ndaj korrupsionit, për qeverisje më të mirë, kanë të drejtë në plotë kritika të tyre”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri tha se është në dijeni në një fushate të shtetit amerikan dhe BE-së ndaj medieve për përkrahje karshi tërheqjes së iniciativës për Gjykatën Speciale.

“Jam në rregull me këtë, është diçka e hapur. Në raste të caktuara, këta tonët, ekziston një shprehje që thotë t’u desht me të puth, të kafshon. E kanë tepru me këtë kampanjën e tyre”, përfundoi Haradinaj./Koha.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme