Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministres serbe Ana Brnabic, e cila citoi presidentin e Parlamentin Evropian të ketë thënë në një takim të mbyllur se Serbia nuk ka nevojë ta njohë Kosovën në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Në reagimin përmes Twitter, Hoxhaj tha se nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor pa njohje të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë.
Hoxhaj deklaroi se një marrëveshje e detyrueshme ligjore duhet të nënshkruhet mes dy shteteve, dhe shtoi se deklarata si ato të kryeministres Brnabic janë tentative për ta manipuluar realitetin duke prodhuar lajme të rrejshme.
“S’mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor pa pasur njohje të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e detyrueshme ligjore duhet nënshkruar. Deklarata si këto tenojnë ta manipulojnë realitetin duke prodhuar lajme të rrejshme”, ka shkruar Hoxhaj.
Në anën tjetër, deklaratat e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabic, ku e citon presidentin e Parlamentit Evropian me deklaratë nga takimi i mbyllur përbëjnë shkelje të rëndë të praktikave diplomatike./Indeksonline
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...