Lumezi: Të gjitha kompetencat t’i marrin prokurorët dhe gjyqtarët vendorë

18:52 | 1 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në një intervistë për portalin “Arbresh.info” ka folur për zhvillimet më të fundit në vend në aspektin juridik, arritjet e institucionit që ai drejton, sfidat si dhe rastet që janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit.

Për çështjen e largimit të EULEX-it nga Kosova, Lumezi ka thënë se ka ardhur koha që të gjitha kompetencat në fushën e sundimit të ligjit duhet të kalojnë tek prokurorët dhe gjyqtarët vendorë.

“Ka ardhur koha që të gjitha  kompetencat në fushën e sundimit të ligjit  t’i marrin prokurorët dhe gjyqtarët vendor. Ne jemi tash në fazën e transferimit të lëndëve  nga prokurorët e Eulex-it tek prokurorët vendor, dhe diku deri më tani  i kemi transferuar rreth 200 lëndë të cilat më herët i kanë pasur prokurorët e Eulex-it. Të gjitha këto lëndë janë duke u trajtuar nga prokurorët e Prokurorisë Speciale, por edhe nga prokurorët e Prokurorisë Themelore, varësisht prej kompetencës ku është kryer vepra penale”, ka thënë kryeprokurori Lumezi.

Ndiqeni të plotë intervistën:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme