Google ADS

Lumezi për Specialen: Të respektohet marrëveshja, të tregojmë që jemi shtet serioz

18:18 | 1 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në një intervistë për portalin “Arbresh.info” ka folur për zhvillimet më të fundit në vend në aspektin juridik, arritjet e institucionit që ai drejton, sfidat si dhe rastet që janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit.

Lumezi mes tjerash ka folur për mendimin e tij në lidhje me tentativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen nga Kuvendi duhet të  respektohen nga autoritetet.

“Sa i përket Gjykatës Speciale unë mund t’u them se ato marrëveshje  ndërkombëtare të cilat bëhen dhe ratifikohen në Kuvendin e Kosovës nga autoritetet e Kosovës duhet të respektohen patjetër, sepse me këto e tregojnë seriozitetin e një shteti.  Ne e kemi bërë një marrëveshje, e cila ka kaluar në Kuvendin e Kosovës për themelimin e një gjykate, e cila do t’i  hetojë dhe dënojë krimet e luftës, të cilat janë bërë në territorin e Kosovës gjatë vitit 1998-2000. Unë mendoj që ai vendimi i parë që është marrë nga Kuvendi i Kosovës,  është marrë në mënyrë të drejtë dhe mendoj që duhet të respektohet ky vendim se përndryshe tregojmë që jemi shtet jo serioz”, thotë kryeprokurori Lumezi.

Ndiqeni të plotë intervistën:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme