Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem për të diskutuar një varg çështjesh, përfshirë të ardhmen e bisedimeve izraelito-palestineze.
Ministri i jashtëm Gabriel ka deklaruar që disa anëtarë të kabinetit izraelit janë në mënyrë eksplicite kundër zgjidhjes dy-shtetërore të konfliktit izraelito-palestinez, transmeton portali arbresh.info
“Këto sinjale nuk shkojnë pa u vënë re në Evropë, ku ka një rritje të shpejtë të frustrimit me veprimet e Izraelit”, tha ai.
Gabriel gjithashtu vuri në dukje Partinë e tij Social Demokrate, ku disa mbeten në kundërshtim me atë që ata e përshkruajnë si një trajtim “të padrejtë” të palestinezëve.
“Është gjithnjë e më e vështirë për njerëzit si unë të shpjegoj atyre arsyet pse mbështetja jonë për Izraelin duhet të vazhdojë”, tha Gabrieli, duke iu referuar ndërtimit të vazhdueshëm të vendbanimit të Izraelit në zënien e territoreve në Bregun Perëndimor i cili vazhdon të shkaktojë dhunë në zonë.
Sipas tij, Gjermania nuk mund të presë për të parë ditën “kur do të jetë në gjendje të lëvizë ambasadën e saj në Izrael në Jerusalem”./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...