Prokuroria e Katanias ka zyrtarizuar sot mbylljen e hetimeve për operacionin “Rosa dei venti” i cili coi në shkatërrimin e një grupi kriminale italo-shqiptar i drejtuar nga shqiptari Moisi Habilaj.
Hetimet e operacionit “Rosa dei venti” të koordinuar nga prokurori Andrea Bonomo janë zyrtarizuar të mbylluara për të akuzuarit Moisi Habilaj, Fatmir Minaj, Maridian Sulaj, Angelo Busacca, Antonino Riela, Gianluca Passavanti, Vincenzo Spampinato, Fabio Spampinato, Antonio Greco, Giuseppe Greco, Ëilliam Patane, Rosaria Giuliano. Massimiliano Maria Brundo, Carmelo Sandro Bertolini, Enrico Maria Gianquinta.
Gjatë këtyre ditëve disa prej të akuzuarve janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Katanias. Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim kriminal, trafik ndërkombëtar droge e trafik ndërkombëtar armësh.
Gjatë ditëve të ardhshme pritet vendimi i Prokurorisë së Katanias për dërgimin e çështjes në gjykatë e cila më pas vendos datën e nisjes së procesit gjyqësor.
Sipas hetimeve të Policisë Financiare italiane ky grup kriminal ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë drogë e armë në vlerë 20 milionë euro. Mungon në listën e personave të akuzuar e ndaj të cilëve janë mbyllur hetimet emri i Nezar Seitaj, i konsideruar nga hetimet si përgjegjësi llogjistik i këtij grupi kriminal.
Ai është ekstraduar pak ditë më parë nga Tirana drejt Italisë e zyrtarizimi i mbylljes së hetimeve ndaj tij do marrë kohën e nevojshme nga autoritetet italiane. Një tjetër person i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është vëllai i Moisi Habilaj , Florian Habilaj.
Po ashtu ishte shkatërrimi i këtij grupi kriminale dhe përgjimet e bëra publike ato që përfshin në këtë grup kriminal edhe ish-mininstrin e Bredshëm, Saimir Tahiri. për këtë të fundit prokuroria kërkoi heqjen e imumunitet dhe arrestimin, por mazhoranca nuk e lejoi arrestimin e Tahirit. Po ashtu, Tahirit iu sekuestrua edhe pasaporta, por iu kthye vetëm pak ditë më vonë./lapsi.al
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha