Google ADS

Veseli: Kuvendi i Kosovës do ta trajtojë me prioritet gjendjen e mjedisit

15:17 | 1 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka falënderuar deputetet e Kuvendit të Kosovës për interesin  që treguan në lidhje me debatin për gjendjen e mjedisit në vend.

Sipas tij kjo rezultojë në miratimin e një rezolute, me një konsensus të plotë që parasheh rekomandime dhe obligime për institucionet përgjegjëse për përmirësimin e ajrit.

Postimi i plotë
Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për interesin e treguar dhe për debatin përmbajtjesor për gjendjen e mjedisit në vend, e që rezultoi me miratimin e një rezolute, me një konsensus të plotë, e cila parasheh rekomandime dhe obligime konkrete për të gjitha institucionet përgjegjëse për përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Kuvendi i Kosovës do ta trajtojë me prioritet gjendjen e mjedisit dhe do të kërkojë implementimin e obligimeve të nxjerra nga kjo séance”, ka shkruar Veseli në facebook./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme