Google ADS

Aksidenti tragjik i merr jetën këngëtares dhe bashkëshortit të saj

14:54 | 1 Shkurt 2018
Arbresh.info

Një aksident tragjik i ka marrë jetën Leah Labelle, 31 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Rasual Butler, 38 vjeç.

Dyshja kanë humbur tragjikisht jetën pranë Studio City, Los Anxhelos, dje rreth 02:00 me orën lokale.

Range Rover-i i tyre besohet të ketë goditur një matës parkimi para se të përplasej në një mur dhe të rrotullohej.

Policia ka thënë se Butler – shoferi i makinës – po lëvizte me të paktën dyfishin e limitit të shpejtësisë.

Leah dhe Rasual u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Kujtojmë, Rasual një lojtar profesionist i basketbollit, i cili përfundoi karrierën e tij 14-vjeçare me NBA në vitin 2016.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme