Google ADS

Turqia hedh poshtë këshillat e Francës duke i quajtur si ‘fyerje’

13:51 | 1 Shkurt 2018
Arbresh.info

Turqia hedh poshtë këshillat e Francës duke i quajtur si ‘fyerje’

Turqia i ka hedhur poshtë këshillat e Francës që ta largojë ushtrinë nga Siria Veriore duke I quajtur si fyerje, raporton reuters, transmeton arbresh.info.

Presidenti francez Macron kishte thënë një ditë më parë që Ankaraja t’i koordinojë aksionet me aleatët dhe të mos avancojë më tej brenda këtij territori.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri turk i Punëve të Jashtme.

Ai ka thënë që “Është shumë ofenduese kur një vend si Franca na jep rekomandime  pavarësisht që aksionet tona janë në përputhje më marrëveshjet ndërkombëtare”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme