Google ADS

Gareth Bale shkakton grindje në zhveshtore pas kërkesës për transferim

13:48 | 1 Shkurt 2018
Arbresh Info

Gareth Bale është duke shkaktuar grindje në zhveshtore te Real Madridi pas kërkesës për transferimin e sensacionit të Tottenhamit, sulmuesin Harry Kane.

Sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, anësori uellsian dëshiron që Kane të transferohet në Real Madrid gjatë verës derisa Real Madridi vazhdon të ketë në plan përforcimin e skuadrës, transmeton portali arbresh.info. Por, kjo është duke shqetësuar sulmuesin francez Karim Benzema që është në dijeni se duhet të mbledh gjërat në rast se Harry Kane arrin në Santiago Bernabeu.

Real Madridi është duke kaluar në një sezon të tmerrshëm në La Liga pavarësisht se fituan titullin e kampionit të Spanjës dhe trofeun e UEFA Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Barcelona është 19 pikë para Real Madridit dhe spekulimet rreth të ardhmes së Zinedine Zidanes janë duke vazhduar.

Benzema në përgjithësi ka pasur vështirësi të shumta këtë sezon me formën e tij pasi reprezentuesi francez ka arritur të realizoj vetëm gjashtë gola brenda të gjitha kompeticionet.

Ndryshe nga Benzema, reprezentuesi anglez Harry Kane ka shënuar 30 gola brenda 30 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet te Tottenhami./arbresh.info/

Të ngjashme