Google ADS

Për 60 ditë do të publikohen të gjitha aktgjykimet në web faqe

13:33 | 1 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në mbledhjen e Qeverise është miratuar edhe projektligji për gjykatat, për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, raporton arbresh.info

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri tha se projektligji për gjykatat  i obligon të gjitha gjykatat që ti publikojnë të gjitha aktgjykimet në web faqe për 60 ditë.

Ndërsa për projektligjin për përgjegjësi disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve Tahiri tha se ky projektligj jep pushtet të gjerë.

“Do të ndikojë ne besimin e qytetarëve për sistemin e drejtësië”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se me miratimin e këtyre projektligjeve do të filloj një epokë e te për sistemin e drejtësisë në vend./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme