“Neymar duhet të shfaq më shumë respekt për kundërshtarët”

13:15 | 1 Shkurt 2018
Arbresh Info

Mbrojtësi i Monacos, Andrea Raggi ka kërkuar nga sulmuesi i Paris Saint Germian, Neymar, të shfaq respekt ndaj kundërshtarëve të tij.

33-vjeçari italian, i cili ka folur pas fitores 2 me 0 ndaj Montpellier të mërkurën në kuadër të Kupës së Ligës, ka kritikuar veprimet e brazilianit në fushë, transmeton portali arbresh.info.

“E kam parë atë që ai ka bërë dhe mendoj që një kampion si Neymari duhet të ketë pak më shumë respekt për lojtarët e tjerë”, ka thënë mbrojtësi veteran.

“Për mua, nuk ishte diçka e madhe”

Neymar ka komentuar gjithashtu veprimet e tij duke pretenduar që “ishte vetëm një shaka”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme