Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Held, ku u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve e në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave, transmeton arbresh.info.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve me theks të veçantë në fushën e bashkëpunimit financiar dhe teknik për realizim të projekteve të financuara nga shteti gjerman, të cilat janë tejet të rëndësishme për qytetarët e vendit.
Ministri Hamza falënderoi Ambasadorin Heldt për përkrahjen e shtetit dhe Qeverisë gjermane si në aspektin ekonomik, financiar dhe atë politik dhe theksoi se kjo ndihmë ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e rëndësishme për zhvillimin dhe forcimin e mëtutjeshëm të institucioneve dhe ekonomisë tonë.
Ai gjithashtu e njoftoi Ambasadorin Heltd për zhvillimet buxhetore si dhe për implementimin e projekteve të cilat dalin si rezultat i nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve.
Ndërsa, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt duke falënderuar Ministrin Hamza për pritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve, theksoi se Gjermania e ka mbështetur që nga fillimi Kosovën në fushën e investimeve financiare në infrastrukturë përmes KfW-së, si dhe me asistencë teknike përmes GIZ-it gjerman. Gjithashtu shtoi se qëllimi i shtetit gjerman është që ta mbështesim Kosovën në fusha të ndryshme në mënyrë që vendi të ec drejt integrimit evropian./arbresh.info/
Kurti: Rusia dhe Serbia, vende që orientohen nga ideologjia ...
Prokuroria zbulon ‘paktin’ mes ultrasve të Milanit dhe Inter...
1 mijë euro bursa, Nagavci nënshkruan vendimin për ekzekutim...
Krasniqi: Fuqizimi i grave në vendimmarrje të jetë prioritet...
Me ftesë të Blinkenit, Gërvalla merr pjesë në takimin për lu...
Nuk ka mbaruar ende vera për Taynen, shfaqet e veshur me bik...