Protesta e Organizatës “Demokracia Studentore”, para rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kundër veprimeve të drejtuesit të këtij institucionit, rektorit Marjan Dema, ka përfunduar e qetë, shkruan arbresh.info.
Studentët kanë thënë se që nga tani e tutje do të kërkojnë shkarkimin e rektorit Marjan Dema.
Kryetari i Demokracisë Studentore, Mexhit Ramusa tha se që nga tani e tutje do të kërkojnë shkarkimin e rektorit Marjan Dema.
“Një rektor i cili sillet në mënyrë arrogante njëjtë sillet edhe ndaj menaxhimit të universitetit mirret edhe me inate personale , ka jashtëzakonisht shumë skandale të cilat në ditët në vijim do të dalin në pah. Ne jemi kundër sepse ky e ka degraduar Universitetin e Prishtinës , i ka bllokuar të gjitha njësitë akademike të cilat nuk i kanë përfill urdhrat e tij”, ka thënë ai.
Kurse, studenti i Fakultetit Milaim Nuhiu, tha se kanë dalur që të protestojnë në mënyrë që t’i shfaqin padrejtësitë që po i bëhen Universitetit të Prishtinës.
“Ne e ftojmë rektoratin që të del dhe t’i shikojë njësitë akademike që nuk zhvillohet mësimi për një semestër të tërë , nuk pranohen asistentët në kohën e tyre dhe studentët humbin ligjërata, humbin ushtrimet. Ne nuk jemi që ta mbështesim askënd. Ky nuk është sulm ndaj rektorit. Pash një përgjigje të rektorit si në sistemin komunist dhe nuk është në rregull të bëhet një bisedë nga një person i tillë”, ka pohuar Nuhiu.
Sipas tij, protesta do të ketë për secilin rektor kur ka pakënaqësi./arbresh.info/
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve